Pr.ligji për Studimet në Mjekësi/ Debate në Kuvend, Vasili: Ky është kurth! Açka: Studenti pa diplomë, nuk është mjek

Politikë | 3 vite më parë

Projektligji për Studimet në Mjekësi dhe kalimi i diskutimeve me procedurë të përshpejtuar në Parlament, ka ndezur debate në Kuvend, pasi deputetët e opozitës e kanë konsideruar si shkelje të Kushtetutës dhe të të drejtave të njeriut.

Deputetja Flutura Açka u shpreh se mazhoranca i ka ngritur një kurth opozitës dhe studentëve, duke sjellë një projektligj brenda 24 orëve.

“Z. Balla e kam me ju, mos u merrni me gjëra personale. Z.Balla flet nga letrat, unë isha e papërgatitur. Ky është kurth për opozitën dhe studentët.

400-500 shkolla nuk keni marrë asnjë masë. Pse duhet të bëhet i përshpejtuar ky pr.ligj? Jepuni të drejtën e studentëve sipas Kushtetutës”, tha Açka. Në të njëjtën linjë me të, është shprehur edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili e cilëson vendimin e qeverisë një skandal në kufijtë e budallëkut.

Sipas tij, mazhoranca po shpërbën Universitetin e Mjekësisë, ndërsa shtoi se si  një student i padiplomuar dhe i paliçensuar do lejohet që të ushtrojë profesionin e mjekut.

“E gjithë ftesa e bërë për të mos u ngutur me lidhje me këtë nisëm, e vë parlamentin në shinat e procedurave që ndihmojnë ligje të mira, që rrojnë në kohë, dhe eviton bërjen e ligjeve për 24 orë.

Ka 4 elementë të rëndësishëm dhe asgjësimi i tyre nuk e zgjidh problemin. Mazhoranca kujtohet pas 10 vitesh, shpërbën universitetin shqiptarë në atë marrëzi që se ka pasur kurrë Kushtetuta.

Taksapaguesit shqiptarë mes tyre janë dhe prindërit dhe familjet e studentëve që përballojnë shkollën më të gjatë.

Jemi në kufijtë e një budallëku të padëgjuar. Ky mjek pa diplomë, çfarë mjeku mund të jetë?

Me shumë dashamirësi, duke dalë nga diskursia dhe populizëm bajat, tërhiquni nga kjo gjë, dhe jepuni kohë të gjithë nga ky ndryshim i marrë. Po dekurajoni studimin në mjekësi”, tha Vasili.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme