Prag Krishtlindje-Imzot Angelo Massafra: Paqja dhe dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote

Aktualitet | 3 vite më parë

Me thirrjen bëni “paqe dhe dhuroni dashuri” arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar Krishtlindjen.

“Të përgatisim një botë më njerëzore duke ndihmuar jo vetëm ata që kanë nevojë, por dhe vetë shoqërinë në përgjithësi.

Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq!) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje.

Urimi im më i sinqertë mbërriftë tek të gjithë, veçanërisht tek të varfërit, të sëmurët, të burgosurit, tek ata që nuk shpresojnë më në një të ardhme më të mirë: lindja e Krishtit qoftë ngushëllim dhe paqe për të gjithë. Përshumëvjet të gjithë Katolikëve, Ortodoksëve, të Krishterëve dhe njerëzve vullnet mirë”, u shpreh Imzot Angelo Massafra.

Në mesazhin e tij të përvitshëm Imzot Angelo Massafra ia kushtoi paqes në fund të një viti të shenjuar nga lufta, e cila tha ai, është duke prishur fytyrën e bukur të Europës me plagë të thella.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme