Prapaskena, si ndihmoi Bajerni, Federatën për të nënshkruar me

Gjermani | 3 vite më parë

Federata Gjermane e Futbollit ka lajmëruar ditën e sotme një konferencë për shtyp ku pritet zyrtarizimi i akordit të arritur me Julian Nagelsman. Sipas shtypit gjerman një marrëveshje e tillë është bërë e mundur vetëm falë Bajernit të Mynihut.

Mësohet se për 9 muajt e ardhshëm, periudhë në të cilën Julian Nagelsman do të mbulojë rolin e komisar teknik, Federata Gjermane e Futbollit ka rënë dakord që të paguajë trajnerin e ri me rreth 3.6 milionë euro.

Siç dihet Nagelsman për momentin është nën kontratë me Bajernin. Falë këtij akordi, i cili do të mbylllej pas dy vitesh nëse tekniku nuk do të pranonte një detyrë të re, klubi bavarez e paguan me rreth 8 milionë euro në sezon.

Për të hequr pagën e Nagelsman nga shpenzimet financiare të dy sezoneve të radhës Bajerni ka sakrifikuar jo pak në asppektin financiarë. Siç dihet klubi bavarez ka bërë përjashtim për Federatën duke mos i kërkuar asnjë shifër për të çliruar trajnerin nga detyrimet kontraktuale.

Ndryshe do të ndodhte nëse për Nagelsman do të interesohej ndonjë klub, i cili duhet të paguante një shifër nga 9-11 milionë euro tek Bajerni. Ndihma e dytë që Bajerni po i jep Federatës Gjermane të Futbollit ka të bëjë me pagën e trajnerit. Siç dihet ky i fundit pranoi të përgatiste Gjermaninë për “Euro 2024” nëse në 9 muajt që do të jetë në krye të ekipit të paguhet me rreth 4 milionë euro, por Federata i ka ofruar “vetëm” 3.6 milionë euro. Për të kënaqur pretendimet e trajnerit Bajerni ka vendosur që të paguajë vetë diferencën mes kërkesës të trajnerit dhe ofertës të Federatës Gjermane të Futbollit.

Sipas medieve gjermane Bajerni është gati t’i kalojë Nagelsmanit rreth 1-1.5 milionë në mënyrë që të heqë pagën e tij të plotë nga bilancet e sezoneve 2024/25 dhe 2025/26.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme