Presidenti Begaj dekreton ambasadorin e ri në Brazil

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi të enjten lirimin e Rezar Bregut nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.
Po sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi emërimin e Genti Bendos në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




