Presidenti Begaj: NATO cilëson sukses për Shqipërinë, realizimin 2% të buxhetit për FA

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ se në takimet që ka zhvilluar me krerët më të lartë të NATO-s, ka marr mesash inkurajues për rolin dhe kontributin që Shqipëria jep në këtë Aleancë si anëtare e saj prej vitesh.

“Mesazhi ishte i qartë për kontributet që jep Shqipëri dhe që çdo vend duhet të bëj atë që ka bërë Shqipëria këtë vit duke rritur buxhetin për shpenzime ushtarake në 2% të PBB”, u shpreh Presidenti Begaj.

Sipas tij, në këtë mënyrë do i japim mundësi Forcave të Armatosura që të rriten në kapacitetet e tyre mbrojtjes kombëtare duke kontribuar dhe më shumë në këtë Aleancë.

Gjithashtu u shpreh ai, në takimet e zhvilluar me drejtuesit në Qendrën e Komandimit të NATO-s, u diskutua dhe roli që ka Shqipëria në kuadër të organizatës në një situatë të përshkallëzuar dhe më të rrezikshme.

“Situata e sigurisë globale është e paqëndrueshme. Sfida dhe kërcënime të shumë llojshmërie po destabilizojnë rendin botëror. Por për këtë ne jemi ë përgatitur, duke qenë një vend anëtar i NATO-s, na jep mundësinë që bashkë me aleatët e tjerë të diskutojmë për skenarët e mundshëm të këtyre krizave dhe përballimin e tyre”, nënvizoi Presidenti.

Kreu i shteti tha ndër të tjera se, “Shqipëria ka një kontribut të jashtëzakonshëm në Aleancë.  Kontributi i Shqipërisë në NATO është e vlerësuar dhe një gjë e rëndësishme është vlerësuar shumë nga drejtuesit e NATO-s”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme