Presidenti Begaj: Numëruesit të sigurojnë e garantojnë vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti shqiptar Bajram Begaj falenderoi bashkëatdhetarët e tij që morën pjesë në votimet për zgjedhjet lokale, ndërsa u bëri thirrje numëruesve të sigurojnë e garantojnë vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.

“Falenderoj  të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit” shkruajti zoti Begaj në rrjetet sociale.

“Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.
Votuesit shqiptarë folën!

Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë!” përfundon mesazhi i presidenti Bajram Begaj.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme