Presidenti Begaj takohet me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah i II

Aktualitet | 3 vite më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Nju Jork edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II. Presidenti Begaj vlerësoi  bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
 
Në veçanti Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të vecantë turizmin. Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme