Presidenti Begaj vlerëson mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer për integrimin evropian

Politikë | 18 minuta më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot përfaqësuesit gjermanë të Fondacionit Konrad Adenauer: Dieter Althaus, ish-Kryeministër i Landit të Turingisë dhe Anëtar i Bordit të Fondacionit, Konrad Adenauer, dhe drejtuesin aktual të këtij fondacioni në Shqipëri, Thomas Kunze.

Kreu i Shtetit shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe për rolin e rëndësishëm që Fondacioni Konrad Adenauer po luan në vendin tonë në mbështetje të reformave që synojnë forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria po avancon në mënyrë të qëndrueshme në procesin e anëtarësimit në BE, me fokus te reformat, sundimi i ligjit dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë, duke vijuar harmonizimin me standardet dhe politikat e BE-së për të arritur në mbylljen e kapitujve në fund të vitit të ardhshëm.

Gjatë takimit u theksua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike duhet të shoqërohen me forcimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe turistike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme