Presidenti Biden zgjedh diplomaten veterane, si ambasadore të SHBA në Rusi

Botë | 4 vite më parë

Administrata Biden ka zgjedhur një diplomate veterane të shërbimit të jashtëm, me shumë vite përvojë në çështjet ruse, si të emëruarën për të qenë ambasadori i ardhshëm në Rusi. Zyrtarët e administratës të njohur me këtë çështje thonë se emërimi i Lynne Tracy, ambasadorja aktuale e SHBA-së në Armeni, do t’i paraqitet Senatit sapo qeveria ruse të nënshkruajë zgjedhjen.

Emërimet e ambasadorëve duhet të miratohen nga qeveria pritëse sipas rregullave të protokollit diplomatik. Një miratim i tillë është përgjithësisht rutinë, por pranimi nga Rusia i zgjedhjes së Presidentit Joe Biden për ambasador nuk mund të merret si e mirëqenë, në kohën që marrëdhëniet janë të tensionuara mes SHBA dhe Rusisë, lidhur me  Ukrainën, ndalimin e amerikanëve në Rusi, akuzat për ndërhyrje ruse në SHBA në zgjedhje e të tjera.

Rusia u informua për vendimin e administratës për të zgjedhur Tracy’s disa javë më parë, por ende nuk ka dhënë miratimin zyrtar, i njohur si “agrément” në gjuhën diplomatike. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme