Presidenti i Algjerisë shpërndan parlamentin, vendi drejt zgjedhjeve

Botë | 6 vite më parë

Presidenti Tebboune tha se një ristrukturim i qeverisë do të ndodhë brenda 48 orëve.

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, njoftoi shpërndarjen e dhomës së ulët të parlamentit të vendit, Asamblesë Popullore Kombëtare, dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në një fjalim televiziv, Tebboune tha se një ristrukturim i qeverisë do të ndodhë brenda 48 orëve.

Fjalimi i presidentit algjerian përkoi me Ditën e Dëshmorit, e cila përkujton personat që luftuan dhe vdiqën në lëvizjen e rezistencës kundër kolonializmit francez.

Fjalimi përkoi gjithashtu me thirrjet e reja për demonstrata për të shënuar përvjetorin e dytë të protestave popullore që i dhanë fund sundimit 20-vjeçar të paraardhësit të Tebboune-s, Abdelaziz Bouteflika.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme