Presidenti i Kinës vizitë shtetërore në Rusi më 20 mars

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të udhëtojë drejt Rusisë më 20-22 mars për një vizitë shtetërore. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidentit Wang Wenbin, i cili bëri me dije se objektivi i vizitës së Jinping në Kremlin, është thellimi i besimit dypalësh.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se Xi do të shkëmbejë mendime mbi çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale me presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij.

“Me ftesë të Presidentit Vladimir Putin të Federatës Ruse, Presidenti Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Rusi nga 20 deri më 22 mars”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying

Po ashtu, edhe Kremlini ka konfirmuar vizitën shtetërore 2 ditorë të presidentit të Kinës.

Kina është një prej vendeve që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë. Kujtojmë se dy ditë më parë (15 mars), Kina, Rusia dhe Irani, nisën stërvitjet 4 ditore të përbashkëta ushtarake në Gjirin e Omanit.

Gjatë pushtimit të Ukrainës nga Moska, Kina krijoi një partneritet “pa kufij” me Rusinë me thellimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike midis të dyjave.

Ndërkohë zyrtarët perëndimorë kanë ngritur shqetësime se Kina mund të konsiderojë  mundësinë për ti dhënë Rusisë ndihmë ushtarake, por kjo akuzë është mohuar nga Pekini. Gjithashtu partneriteti i mbrojtjes i Moskës me Teheranin është intensifikuar gjatë vitit të kaluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme