Presidenti i SHBA-së Donald Trump ashpërson tonet në fushatë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrojnë dhe kandidatët kanë intensifikuar fushatën e tyre. Presidenti Trump shfaqet energjik në daljet publike, madje organizon edhe dy fushata në ditë. Kundërshtari i tij demokrat është më i qetë, ndonëse sondazhet e nxjerrin atë më të favorizuar në zgjedhjet e 3 Nëntorit, ku do të zgjidhet presidenti i 46 i Amerikës.
Kontrasti në strategjitë e fushatës midis Trump, 74 vjeç dhe Biden, 77 vjeç, nuk ka qenë kurrë më i theksuar.Presidenti republikan ishte në shtetin e fushëbetejës të Pensilvanisë, ndërsa demokrati qëndroi në shtëpinë e tij në Delaware ,ndërsa do dërgojë ish-shefin e tij, Barack Obama, në Filadelfia për një tubim të mërkurën.
Tubimi i tij i fundit ishte në Erie, një ish-fortesë e demokratëve që ai fitoi në 2016, duke viziuar votat e tyre, të cilën Biden po përpiqej t’i kthente në favor të demokratëve. Mesazhi Trump 14 ditë para votimeve ka qenë një përzierje optimizmi, duke u thënë amerikanëve se pandemia ka mbaruar praktikisht.
Trump bëri një përpjekje ekstreme për të rritur akuzat ndaj Biden si i korruptuar madje duke thënë të martën që ai dëshiron që prokurori i përgjithshëm të hapë një hetim përpara zgjedhjeve.
Ndërkohë gruaja e Presidentit Trump, Melania anuloi planet për ta shoqëruar atë në Pensilvani në minutën e fundit, pasi nuk ndihej mirë me shëndet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




