Presidenti i Ukrainës: Vatikani, vend ideal për takim me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se Vatikani është vend ideal për një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Zelensky, në intervistën për gazetën italiane La Repubblica, tha se do të zhvillohet takimi i tij me Putinin dhe se kjo është e nevojshme për të përfunduar luftën në Donbas.
Në lidhje me pyetjen nëse vendtakimi do të jetë Vatikani, Zelensky u përgjigj se, Vatikani është vend ideal për bisedime të paqes.
Ai tha se Vatikani është i paanshëm dhe për këtë shkak ndahet nga “lojtarët” të tjerë.
Zelensky, më 26 prill kishte njoftuar se i ka dhënë udhëzim Shefit të Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, që të organizojë një takim me Putinin./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




