Presidenti izraelit kërkon veprim global kundër antisemitizmit

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin bëri thirrje për veprim global kundër antisemitizmit, duke e krahasuar atë me betejën ndaj koronavirusit.
“Njëjtë sikurse në luftën kundër koronavirusit, të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të luftuar virusin e antisemitizmit dhe urrejtjes radikale”, tha Rivlin të mërkurën përmes një organizimi online të organizuar nga memoriali i Holokaustit Yad Vashem i Izraelit.
Presidenti izraelit tha se kjo duhet bërë duke përdorur “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion – të tilla si hulumtimet, edukimi dhe zbatimi i ligjit”.
Sipas tij, antisemitizmi dhe mohimi i Holokaustit po bëhen më të përhapura falë përhapjes së teorive antisemitike të konspiracionit në lidhje me pandeminë.
Për Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, Yad Vashem hapi një faqe të veçantë interneti që përmban ekspozita në internet, burime arsimore dhe një “mur përkujtimor” virtual.
Gjermanët nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vranë rreth 6 milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Izraeli ka përkujtuar viktimat në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit që nga viti 1951.
Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara e vendosën Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit më 27 janar – dita kur në vitin 1945 ushtria sovjetike çliroi kampin e Aushvicit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




