Presidenti Meta bën thirrje për përmbysje demokratike në zgjedhjet e 25 prillit

Presidenti shqiptar Ilir Meta, kundërshtar i hapur i maxhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë thirrje për ndryshim pushtetesh në zgjedhjet parlametare të 25 prillit. “Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë! PËRMBYSJE DEMOKRATIKE më 25 PRILL 2021” shkruan zoti Met në një status në rrjetin social Facebook.
Deklarata e zotit Meta pritet të shkaktojë komente. Kjo pasi sipas ligjit shqiptar kreu i shtetit përfaqëson unitetin e gjithë popullit dhe nuk duhet të shfaqi anësi në kryerjen e detyrës së tij.
Një qëndrim të ngjashëm zoti Meta mbajti edhe në zgjedhjet e kaluar parlamentare të vitit 2017. Ndërsa ishte zgjedhur president i republikës në parlament nga maxhoranca PS -LSI, ai u përfshi intensivisht në fushatën zgjedhore të partisë së tij LSI, duke sulmuar ashpër kryeministrin dhe kreun e PS Edi Rama, me të cilin kishin bashkëqeverisur nga viti 2013-2017.
Sjellja e zoti Meta është kritikuar nga socialistët të cilët kanë inicuar edhe një proces, për shkarkimin e tij, por më pas u tërhoqën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




