Presidenti Meta çon Kodin Zgjedhor në Venecia: Shpresoj në reflektim të mazhorancës!

Në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta tha se se ka marrë në konsideratë një kërkesë të Opozitës së Bashkuar për t‘iu drejtuar “Venecias”. Kreu i shtetit gjithashtu tha se uron në një reflektim të maxhorancës, ndërsa theksoi se secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij.”Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria. Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në cdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve.” u shpreh zoti Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




