Presidenti Meta letër Ruçit, KQZ-së dhe ambasadorëve për selinë e FRD-së

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për dijeni edhe ambasadorëve të huaj në Tiranë, përmes të cilës pretendon se klima mes forcave politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit është cenuar rëndë.

Zoti Meta i referohet përplasjeve në selinë e FRD-së, ku ishte vetë protagonist, duke marrë rolin e rojës së godinës, policit, prokurorit, gjyqtarit dhe madje edhe përmbaruesit. Në letrën e tij, Meta thotë se FRD është sulmuar dhunshëm nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Zoti Meta shkruan se “ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend”. Meta shprehet se gjatë gjithë fushatës zgjedhore do të monitorojë çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm.

(Kliko ketu per te lexuar letren e plote)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme