Presidenti nuk paraqitet në Kuvend, deputetët drejt fundit të hetimit parlamentar

Komisioni Hetimor për presidentin Ilir Metën i dha fund punës me hetimin e provave të mbledhura dhe gjatë dy ditëve në vijim do të paraqesë raportin përfundimtar. Deputetet do të vijojnë me precedurat, pavarësisht se Presidenti i Republikes refuzoi të paraqitej në Kuvend. Brenda kësaj jave puna e deputeteve pritet tu shkojë deputetevë në seancë.
Në fjalën e saj, Klotilda Bushka tha se, “bëhet fjalë për një proces parlamentar i cili është një mekanizëm i parashikuar nga Kushtetuta dhe nga rregullorja e Kuvendit për të hetuar çështje të rëndësive të veçanta dhe shkarkimin e Presidenti kur kjo kërkohet sipas parashikimeve në ligj. Dhe Komisioni Hetimor vepron në bazë të ligjit për Komisionet Hetimore. Sipas rregullores së Kuvendi por dhe ligjit është detyrimi i Komisionit Hetimor ta thërras Presidentin të dëgjohet. Sigurish ky Komision Hetimor vepron edhe në bazë të rregullave të Procedurës Penale dhe sipas rregullave nëse pas disa thirrjeve personi nuk paraqitet mund të thërrite me forcë, duke përdorur ato parashikime që i jep Kodi i Procedurës Penale”.
Anëtari i Komisionit Hetimor, Spartak Braho ka propozuar që presidenti Ilir Meta të thirret me dhunë në Komisionin Hetimor. Braho i kujtoi kohën kur ai ishte kryeministër që kishte thirru me dhunë ish-kryeministrin Sali Berisha.“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është edhe çështje vullneti. Ai nuk ka vullnet të njohë Kuvendin, të njohë Komisionin Hetimor e jo më të përgjigjet për kërkesat e parlamentit. Ky president nuk ka karakter. Më kujtohet ngjarjet e viteve të shkuara kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë “mister debulesën” Berishën. Ashtu si Berisha e ka marrë Metën me dhunë në 94 në ngjarjet e Poliçanit. Pse nuk vjen sot, i thirrur nga Komisioni Hetimor? Ky veç të tjerash akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë, që parashikohet 223 i Kod Penal. I mungon Komisionit Hetimor vullneti or ta thirrur? Meta duhet të thirret me dhunë nesër, kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im”, tha Braho.
Në fjalën e saj anëtarja e Komisionit Hetimor Vasilika Hysi deklaroi se lidhur me propozimin e Brahos për t’u thirrur Presidenti i Republikës më forcë unë nuk jam dakord.“Do të doja të theksoja se lidhur me shkresën e sjellë nga presidenti që ne jo paqëllim ja kemi treguar kërkesën për tu paraqitur. Në shkresë aludohet se ne nuk kemi lexuar përgjigjet e presidentit, duke vënë në shkresë faktin që ne nuk i lexojmë shkresat. Në fakt kjo është për transparence dhe për rekorde. Çdo deputet i këtij komisioni, unë i kam dëgjuar përgjigjet e Presidentit. Do të doja që Presidenti të mos ishte autori i shkrimit të kësaj përgjigje, por të kenë qene lapsuse. Sepse ne kemi theksuar që për shkak të ngarkesës që ka presidenti në këtë periudhë ta zgjidhe vetë ditën dhe orën. Unë nuk jam që ta thërrasim me forcë. Në këtë moment nuk duhet të tregojmë para publikut të gjere shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, për imazhin e Republikës Parlamentare, për imazhin e institucionit, pasi boll është dëmtuar imazhi. Bie dakord me propozimin e Bushkës. Mos dorëzoni me kërkesa institucionit të presidentit. Kemi ezauruar çdo mjet. Nuk do doja që në arkivin e Parlamentit, brezat e tjerë të gjejnë letra që do ti vinin turp për ti lexuar”, deklaroi Hysi.
Anëtari i Komisionit Hetimor Myslim Murrizi deklaroi se është kundër thirrjes me forcë.“Për sot e kuptoj mosardhjen e tij. Besoj se do ketë shkuar në Përmet për nder të kongresit të parë të komunistëve. Gjatë fushatës kam parë që i ka vlerësuar dekoruar trashëgimtarët e tyre. Për sot besoj se do jetë në kryetar dhe në funksion të zgjedhjes së kryetarit te PD se dhe ata sot e fillojnë”, tha ai.
Kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni tha se “jam dakord me zonjën Hysi. Nuk kemi pse dërgojmë shkresa”.
Në vijim, Hyseni tha se kërkesa për të ardhur në seancë dëgjimore është bazuar në dy momente juridike, momenti i parë e drejta që ka personi nën hetim, në këtë rast presidenti dhe detyrimin që ka ky komision për ta thirrur e dëgjuar.“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin, dakord të gjithë”, tha Hyseni.
Presidenti Ilir Meta i janë dërguar 4 shkresa për t’u dëgjuar në seancën e Komisionit Hetimor po ka refuzuar të paraqitet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



