Presidenti Trump zhvilloi aktivitetin e parë, pasi rezultoi me koronavirus

Botë | 6 vite më parë

Presidenti Donald Trump u shfaq në publik të shtunën, pa maskë para qindra mbështetësve, në aktivitetin e tij të parë pas rezultoi i prekur me Covid-19. Trump deklaroi nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë: “Unë dua që ju të dini që kombi ynë do të mposhtë këtë virus të tmerrshëm të Kinës”. Trump  iu drejtua qindra mbështetësve që brohorisnin, shumica e tyre me maska, por me shumë pak distancë sociale, ndonëse ishin natyrë. Presidenti në një aktivitet të quajtur ‘protestë paqësore për rendin dhe ligjin’, para qindra njerëzve, të cilët qëndronin në lëndinë përballë tij. Presidenti fillimisht kishte në fytyrë një maskë, por e hoqi para se të fliste. Ai u prit me entuziazëm nga mbështetësit e tij. Dalja e tij shihet si një hap i parë drejt rifillimit të fushatës së plotë javën e ardhshme. Pjesëmarrësit mbanin maska dhe kishin veshur uniforma blu si dhe kapele të kuqe me mbishkrimin “Make America Great Again” (“Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”).
Ende ka pikëpyetje nëse Presidenti Trump, i cili njoftoi më 2 tetor se kishte virusin dhe kaloi tre net në një spital ushtarak, mund ta transmetojë virusin. Ai i tha televizionit “Fox News” se kishte të ngjarë të testohej të premten. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha në një njoftim të enjten se, “bazuar në trajektoren e një diagnostikimi të specializuar që ka kryer ekipi”, ai “parashikon plotësisht kthimin e sigurt të Presidentit në angazhimet publike” që nga e shtuna. Ndërkaq, rivali i tij demokrat Joe Biden u testua negativ për COVID-19 të shtunën para një udhëtimi fushate në Pensilvani, thanë ndihmësit e tij në një deklaratë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme