Presidenti turk Erdogan denoncon në Prokurori ekstremistin Geert Wilders

Rajon | 6 vite më parë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka bërë kallëzim penal në Prokurori kundër liderit të partisë radikale holandeze (PVV), Geert Wilders për postimin me përmbajtje fyese.

Kallëzimi penal është depozituar në Prokurori nga avokati i Presidentit Erdoan, Hysejin Ajdën (Hüseyin Aydın), i cili thotë se postimi i Wilders-it nuk mund të vlerësohet në kuadër të lirisë së mendimit dhe shprehjes.

Postimet e Wilders-it në median sociale përmbajnë fjalë ofenduese për figurën, nderin, dinjitetin e integritetin e Presidentit Erdoan, shkruhet në kallëzimin penal dhe kërkohet fillimi i procesit gjyqësor kundër Wilders-it për konsumimin e veprës penale “Fyerje të Presidentit të Republikës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme