Privatizimi i Kompleksit Partizani, Taulant Balla nxjerr dokumentin

Politikë | 6 vite më parë

Dokumenti i firmosur nga Luan Malltezi, për kompleksin sporti Partizani, që bën të ditur shpronësimin e ish-pronarëve, përbën për kreun e grupit parlamentar të PS-së provën kyçe për atë që  e cilëson si aferë të korrupsonit. Dokumenti është firmosur, sipas Ballës, pikërisht nga krushku i Berishës, Luan Malltezi, edhe pse toka prej 26 mijë metër katrorë u privatizua nga i biri Jamarbër Malltezi dhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Reagimi i plotë

Shqiptarët presin nga SPAK hetimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni, falsifikimi dokumenteve shtetërorë, ndikimi i paligjshëmdhe abuzimet me pasuritë e shqiptarëve.

Më në fund është bërë publik edhe dokumenti kyç që zbardh të gjitha veprimet e paligjshme që çuan në tjetërsimin e Kompleksit “Partizani”. Ky dokument që për ironi të fatit të personave të akuzuar mban firmën e krushkut të Sali Berishës, i cili konfirmon që shteti i berishëve u ka kthyer padrejtësisht një pronë shtetërore të shpronësuar dhe të blerë nga shteti.

Shqiptarët presin me besim tek SPAK hetimet në procesin e tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, shitjen e tij me një vlerë qesharake sa një hyrje apartamenti 2+1 në atë zonë, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të përfshirë dhe vepra të tjera penale. Sa pronarë të ligjshëm ka në Shqipëri që nuk u janë kthyer pronat e tyre, ndërkohë që Sali Berisha i dha këtë supër pronë dhëndrit të tij?

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut të

Prej vitit 2012 kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh.
Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra. E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë p%LS


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme