Programi i PD-së për energjinë, Balluku: Luli premton kthimin e hajdutërisë!

Ministrja e Energjitikës ka ironizuar programin e PD-së për energjinë të prezantuar nga Lulzim Basha ditën e djeshme. Përmes një video të postuar në Instagram, ajo vendosi theksin në një nga pikat e këtij programi, atë të uljes së çmimit të energjisë dhe ngritjen e një sistemi me dy fasha.
Balluku thotë se sistemi i vjetër me fasha i zbatuar nga PD në vitet 2008-2013 prodhoi vetëm manipulim dhe vjedhje. Sipas saj, ky sistem nuk e ul çmimin por vetëm rrit abuzimin ndërsa shton se sot me anë të sistemit aktual është bërë e mundur barazia mes konsumatorëve.
Ditën e djeshme Basha ka prezantuar programin e PD-së për energjinë elektrike ku ka premtuar ulje të çmimit. Ai premtoi liberalizimin e tregut si dhe ngritjen e bursës së energjisë prej tetorit të vitit të kaluar, Shqipëria e ka një bursë elektrike të quajtur ALPEX dhe që synon të garantojë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




