Programi IPARD II, 94 milionë euro në mbështetje të investimeve në bujqësi dhe agroindustri

Ekonomi | 6 vite më parë

Sot dy vjet nga implementimi i programit IPARD të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BE, janë firmosur 222 kontrata, për investime të reja në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë, nga të cilat janë paguar 60 prej tyre dhe ndërkohë brenda vitit do të hapet thirrja e tretë e programit IPARD.
Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, ka publikuar një foto që mban datën 27 Tetor 2018, që siç e cilëson Krifca “ka kapur një ndër çastet më të gëzuara dhe të shumëpritura për mua dhe ekipin tim në AZHBR”.
“Është momenti kur Ambasadori Soreca i dorëzon letrën e akreditimit të programit IPARD II Kryeministrit Rama”- shprehet Krifca.
“Kjo letër, dorëzuar pas një mori auditimesh sistemi, testimesh stafi dhe mijëra dokumentesh dhe procedurash të ndërtuara, formalisht hapi rrugën që fermerët dhe agropërpunuesit shqiptarë të marrin mbështetjen më të madhe në bujqësi dhe zhvillim rural prej 94 milionë euro”.- thekson Krifca. (Sipas ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme