Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zhvillohet në Tiranë

Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet në një ZAZ në bashkinë e Tiranës. Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020, të Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.
Në ndryshimin e miratuar percaktohet zbatimi i projektit pilot në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në mbledhjen e fundit se është arritur dakordësia edhe me partitë politike që ky projekt të jetë në Tiranë, për shkak të kohës dhe financave. PD-LSI propozuan që projekti-pilot të implementohej në Korçë e Fier, kurse PS në Tiranë e Korçë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




