Projektligji për Studimet për Mjekësi, Kuvendi miraton që të diskutohet me procedurë të përshpejtuar

Kuvendi ka miratuar në seancën e kësaj të enjte (6 korrik) që Projektligji për Studimet në Mjekësi të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. Projektligji është bërë shkak për jo pak debate në seancë, ndërsa është kundërshtuar nga opozita.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi e konsideroi “skandaloz” vendimin e qeverisë.
Për të frenuar largimin e mjekëve nga vendi, Qeveria mori të mërkurën (5 korrik) vendimin në lidhje me diplomimin e studentëve të mjekësisë. Sipas projektligjit, kandidatët për studentë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës.
Ndërsa për studentët nga viti i dytë në të gjashtin, do u kërkohet në fillim të këtij viti akademik që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.
Ky projektligji do të diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe në Komisionin e Ligjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




