Prokurorët e SPAK në SHBA, O’Brien në krah të Dumanit dhe Kim: Reforma e drejtësisë në Shqipëri po jep rezultate

Asistent Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazise, Jim O’brian zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ku u shpreh i impresionuar nga rezultatet e reformës ne drejtësi.
Në një postim në rrjetin social “X” zyrtari amerikan thekson se reforma ne drejtësi po tregon se askush nuk është mbi ligjin.
“Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.”, -thekson zyrtari i larte amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




