Prokuroria i përgjigjet KQZ-së: Kryebashkiaku i Kuçovës, i dënuar në Greqi

“Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në Greqi”. Ka qenë kjo përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme referuar shpresës së KQZ-së.
“Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj”, thuhen në përgjigjen e prokurorisë.
Pas përgjigjes nga ana e Prokurorisë, pritet që KQZ të shqyrtojë mandatin e Hajdarit, mbi bazë të ligjit për dekriminalizimit.
Para zgjedhjeve të 14 majit, Partia e Lirisë dërgoi në KQZ kërkesën për ndalimin e kandidimit të Hajdarit nën logon e PS-së për Bashkinë e Kuçovës, pasi pretendonte se ai ishte dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.
Por pavarësisht kësaj kërkese, Hajdari u lejua të kandidonte, duke rezultuar dhe fitues për Bashkinë e Kuçovës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




