Protesta hyn në ditën e 60-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Protesta e përditshme në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 60-të radhazi. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë marshuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me destinacion godinën e Kryeministrisë.
Gazetarja e RTSH, Flutura Tota, raportoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH-24 se atmosfera është e qetë dhe policia ka bllokuar njërin krah të bulevardit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
“Protestuesit janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të zhvilluar protestën e tyre të 60-të. Si çdo ditë, pritet që ata të zbresin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të mbajtur protestën e përditshme. Situata deri në këto momente duket e qetë. Parashikohet një protestë e qetë, si ato të ditëve të mëparshme,” – tha ajo.
Para Kryeministrisë janë vendosur karrige, të cilat hiqen sapo nis tubimi.
“Organizatorët kanë deklaruar se nuk do të ketë ndryshime në itinerar. Ka një listë me persona që duan të flasin, por mikrofoni mund të merret edhe nga të tjerë që duan të japin mesazhet e tyre. Pas fjalimeve, masa e protestuesve do të marshojë në rrugët e qytetit, duke përsëritur itinerarin e ditëve të mëparshme. Mesazhet e tyre janë kundër klasës politike dhe për një Shqipëri të re.”-shtoi gazetarja.
Pas fjalimeve, masa e protestuesve marshon në rrugët e qytetit, duke ndjekur itinerarin e ditëve të mëparshme. Mesazhet e tyre janë të drejtuara kundër klasës politike dhe për një Shqipëri të re.
Gjatë marshimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit, protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre kryesore: formimi i një qeverie të re, një pakt i ri me qytetarët, dorëheqja e qeverisë aktuale, si dhe ndryshimi i disa ligjeve kryesore.
Më tej, ajo duke ndarë detaje për RTSH, shtoi se, Policia e Tiranës është në krye të planit të masave për të siguruar që protesta të vijojë pa probleme dhe pa konflikte.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





