Protesta ndaj Netanyahu, protestuesit kërkojnë dorëheqejn e kryeministrit

Botë | 6 vite më parë

Kanë hyrë në muajin e 7-të protestat javore në Izrael kundër kryeinistrit Benjamin Netanyahu 

Sipas transmetuesit publik KAN, rreth një mijë demonstrues u mblodhën përpara rezidencës së kryeministrit izraelit në Kudsin Perëndimor për të protestuar pavarësisht karantinës së zbatuar si pjesë e masave mbrojtëse

Protestuesit me maska dhe bluza ​​me mbishkrimin “Kryeministri i Krimit”, duke iu referuar Netanyahut, (Netanyahu), ik në shtëpi”.

Gazeta “Yediot Ahronot” raportoi se protestuesit janë shprehur se politika e qeverisë në luftën e saj kundër COVID-19 ka qenë e gabuar dhe kanë bërë thirrje që Netanyahu të gjykohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Tel Aviv dhe qytetin veriore Caesarea.

Protestat ndaj kryeministrit Benyamin Netanyahu,janë përforcuar pas një sërë skandalesh në të cilat ai është përfshirë dhe për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për koorupsion si dhe “dështimit në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit”

Në Izarael protesta të ngjashme organisohen çdo javë dhe në disa rastë edhe 2 herë brenda javës, 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme