Provimet e lirimit, sot gjuha e huaj për rreth 29 mijë nxënës

Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta po i nënshtrohen provimit të fundit, atij të gjuhës së huaj.
Ata kanë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.
Më 20 qershor nxënësit zhvilluan provimin e parë, atë të gjuhës shqipe, më 25 qershor matematikën dhe e mbyllin të premten me gjuhën e huaj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




