PS, Asambleja Kombëtare zgjedh sekretariatin, postet që ju besuan Klosit, Kukos, Kushit dhe Ekonomit

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste zgjedh sekretariatin. Anëtarët e Asmblesë Kombëtare, pas Kongresit të Jashtëzakonshëm, kanë votëbesuar aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Blendi Klosi do të vijojë të jetë sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Ardian Çela është votëbesuar në postin e sekretarit Organizativ. Sa i përket burimeve njerëzore ato i janë besuar Eduart Ndrecës, kurse Evis Kushi do të jetë sekretare e Gruas.
Socialistët kanë zgjedhur edhe sekretarin Digjital dhe të Rinisë I cili do të jetë Etjen Xhafaj, kurse Eridjan Salianji është vendosur në postin e sekretarit për Çështjet Zgjedhore.
Nga ana tjetër Milva Ekonomi është votëbesuar në funksionin e sekretares së Programit, ndërsa marrdhëniet me Jashtë I janë besuar Romina Kukos.
Sekretarët e Rinj
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Ardian Çela – Sekretar Organizativ
Eduart Ndreca – Sekretar i Burimeve Njerëzore
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Etjen Xhafaj – Sekretar Digjital dhe i Rinisë
Eridjan Salianji – Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Milva Ekonomi – Sekretare e Programit
Romina Kuko – Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




