PS kërkesë për shkarkim, Meta: Mos u merni me “shashka” por me hetimin e krimeve zgjedhore!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas depozitimit në Kuvend të kërkesës nga rreth 50 deputetë për shkarkimin e tij.Kreu i shtetit e konsideron këtë kërkesë të mazhorancës si “shashkë” dhe bën thirrje që përqendrimi të jetë tek mbyllja e procesit zgjedhor, që siç thotë Meta nuk ka përfunduar ende. “Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!” shkruan në rrjete sociale presidenti Meta.
Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, presidenti Meta deklaroi se do ta ushtrojë deri në fund mandatin e tij të Presidentit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




