PS- PD, betejat për 3 bashkitë, Shkodër, Lushnjë dhe Durrës

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki. Në Durrës, Emirjana Sako, do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.
Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha, do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, zoti Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës, Ardian Mukën.
Prej 2 vite e gjysmë Bashkia e Durrësit nuk ka një kryetare të zgjedhur nga vota e qytetarëve, por nënkryetarë, të cilët janë komanduar në postin e kryetarit të Bashkisë. Ish-kryebashkiakja, Valbona Sako, dha dorëheqjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate, ndërsa në vend të saj u komandua, Zhyljen Varfaj. Por edhe ky i fundit u dorëhoq, dhe në vend të tij u komandua Emirhona Sako.
Në Bashkinë Shkodër, socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët. Ndërsa në Lushnje socialistët kanë propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën, aktualisht është kryetare e komanduar në këtë bashki. Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit të PD, zbuloi 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Lushnje, të cilët janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




