Punimet me vekë, Mimoza Rata qëndis duke ruajtur traditën e të parëve

Sociale | 3 vite më parë

Punimin në vekë e mësoi që në moshën 18-vjeçare, ndërsa sot, renditet si një ndër artizanet më të reja të qytetit të Kukësit e fokusuar në përsosjen e veshjeve popullore. Mimoza Rata, tregon se të punuarin në vekë e mësoi nga gjyshja dhe nëna e saj. Veçantia e të punuarit nga Mimoza është se ajo çdo detaj e realizon me punime dore, për të ruajtur çdo detaj të kostumeve popullore.

”Jam rritur me këtë punë dhe e kam trashëguar nga familja ime, e kam me shumë dëshirë që të merrem me këtë, më pëlqen tradita, më pëlqejnë punimet artistike”, thotë Mimoza Rata.

Mimoza rrëfen se kostumet e punuara nga duart e saj preferohen tepër nga turistët vendas e të huaj.

”Në Amerikë, në Angli më shumë Amerika dhe Anglia që mi kanë bërë kërkesat, tirqet e traditës, tirqet e Lumes, tirqet e Hasit, secila ka nga një domethënie sepse kanë dallime”, thotë Mimoza.

Punët e dorës së grave  janë ato që më së shumti I kanë rezistuar kohës deri në ditët e sotme, duke ruajtur me fanatizëm edhe identitetin e kulturën kukësiane.

Gazetare: Sh. Elezaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme