Punimet në rrugën Shëngjin- Velipojë, banorët thonë se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës

Rruga Shëngjin-Velipojë e cila do të hapet së shpejti do të japë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit në të dy plazhet më të mëdha të zonës së veriut. Punimet që ka nisur nga Shëngjini kanë mbërritur deri në zonën Baks-Rrjoll.
“Rruga ka qenë shumë e nevojshme për tu bërë për zhvillimin n ë të gjithë bregdetin e Velipojës. Rruga i sjelle zhvillim te gjithë kësaj pjese”, tha një banor.
Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë thonë për RTSH se ndërtimi i rrugës do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës.
Ky aks rrugor mjaft i rëndësishëm do të shkurtojë distancën prej rreth 60 km në 15 km dhe kohën e udhëtimit në 15 min. Ky investim po realizohet me financim të BERZH dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kap vlerën e 15 miliard lekëve dhe pritet të hapet brenda fundit të këtij viti.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




