Putin: Rusia ka testuar me sukses një raketë të re me energji bërthamore

Presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia ka testuar me sukses një raketë të re strategjike me energji bërthamore.
“Testi i fundit i suksesshëm i Burevestnik, një raketë lundrimi me rreze globale me një instalim bërthamor, një sistem shtytës bërthamor, është kryer,” ka deklaruar Putin.
Putin argumenton se raketat si Burevestnik do të ndihmonin në sigurimin e një ekuilibri strategjik në botë për dekadat e ardhshme.
“Është një raketë me fluturim të ulët që mban një kokë bërthamore, me rreze pothuajse të pakufizuar, trajektore të paparashikueshme dhe aftësi për të anashkaluar kufijtë e përgjimit”, tha Putin.
Putin njoftoi programin për zhvillimin e Burevestnik në mars 2018 si pjesë e një nisme më të gjerë për të zhvilluar një gjeneratë të re të raketave ndërkontinentale dhe hipersonike.
Të tjera përfshinin raketën balistike Kinzhal dhe mjetin rrëshqitës hipersonik Avangard.
Megjithatë, analistët perëndimorë thonë se programi që atëherë ka hasur në telashe, me një numër testesh të dështuara.
Në vitin 2019, Iniciativa për Kërcënimet Bërthamore, një grup analitik me burim të hapur, deklaruan se ekziston një konsensus në shtyp, me marrëveshje të supozuar nga shërbimet e inteligjencës amerikane, se Burevestnik është testuar 13 herë, me dy suksese të pjesshme./CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




