Putin: Turqia duhet të marrë pjesë në negociatat për Karabakun

Rajon | 6 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin  ka deklaruar se shumë vende, përfshirë dhe Turqinë, duhet të përfshihen në negociatat për zgjidhjen e çështjes së Karabakut Malor, njofton TRT. Putini bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Karabak, si dhe për rishikimin e sugjerimeve të shumë vendeve të tjera, përfshirë Turqinë për bisedimet e paqes. Lideri rus deklaroi se zgjidhja afatgjatë mund të arrihet vetëm nëse respektohet ekuilibri i interesave të Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“Në fazën e parë duhet të marrin fund aktivitetet ushtarake, duhet të marrin fund humbjet e jetës, duhet të sigurohet ulja në tryezën e negociatave dhe me përfshirjen e Turqisë dhe disa vendeve të Grupit Minsk të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në bazë të propozimeve të bëra nga bashkëkryesuesit e grupit Minsk Rusi, Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të sigurohet kompromisi dhe ekuilibri i interesave. Këtë mund ta bëjmë”, tha Putin. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme