Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet, por situata është pa probleme

Aktualitet | 3 vite më parë

I gjithë territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, bëjnë të ditur burime zyrtare për RTSH. 

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie gurësh në disa segmente rruge,  por nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. 

Nga bashkitë Kukës, Has  dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. 

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. 

Po ashtu edhe furnizimi me ujë të pijshëm .
       
/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme