Qendrat e migrantëve, Meloni poston videon e Ramës: Dëgjoni përgjigjen e duhur për të majtën italiane

A po përpiqet e majta italiane që të përjashtojë PS-në e Edi Ramës nga Partitë Socialiste Evropiane? Kjo sepse ka firmosur një marrëveshje me kryeministren italiane, Xhorxhia Melioni për ngritjen e dy qendrave në Shqipëri për migrantët që kapen në det nga Afrika e Veriut.
Sipas të dhënave të deritanishme e majta italiane po përpiqet të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Kjo u bë e ditur nga në Instagram nga kryeministrja italiane, Meloni, në lidhje me ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin.
Meloni thekson në postimin e saj se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura.
”Dëgjoni përgjigjen e duhur”, shkruan Meloni, ndërkohë që publikon reagimin e Ramës për këtë çështje, dhënë në intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4.
”Më duhet të them që, nëse në Itali është e majta që ka… le të themi që është pak jashtë linje për pak kohë, dhe shpresoj që ky të jetë një problem i mbyllur, pasi atëherë ai përjashtim ka rezultuar në atë që ata mendojnë se kjo marrëveshje është e gabuar. Jo, jo. Unë mendoj se ndoshta nuk është krahu i majtë ai që ndihmon Italinë në këtë mënyrë dhe po thotë në rregull, ‘mirëpresim edhe ne emigrantët’, as të djathtët në Shqipëri, sepse në Shqipëri është e djathta që na thotë të njëjtat gjëra”, shprehet Rama.
”Pra, nuk ka të bëjë as me të majtën, dhe as me të djathtën, ndoshta kjo është thjesht e drejta. Do e shohim”, sqaron ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




