Raketa Tomahawk në Ukrainë-Putin: Do shkatërronte raportet SHBA-Rusi

Amerikë | 12 muaj më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se dërgimi i raketave me rreze të gjatë veprimi të quajtura Tomahawk në Ukrainë do të shkatërronte “marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit”.

“Kjo do të çojë në shkatërrimin e marrëdhënies sonë. Ose të paktën tendencat pozitive në zhvillim në këtë marrëdhënie. Kështu që po them atë që mendoj. Dhe si rezultojnë gjërat varet jo vetëm nga ne, ” tha Putin në një intervistë me gazetarin rus Pavel Zarubin, një pjesë e të cilit u nda nga Telegrami i tij.

Më herët, në një adresë në takimin e 22-të vjetor të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimit në qytetin turistik të Sochit, Putin tha se dërgesat e tilla në Kiev “nuk do të ndryshojnë ekuilibrin në fushën e betejës në asnjë mënyrë. ”

Presidenti rus argumentoi se përdorimi i raketave Tomahawk pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të personelit ushtarak amerikan është “i pamundur, ” dhe do të shënonte një fazë krejtësisht të re, cilësisht të re të përshkallëzimit, “përfshirë në Rusi-SHBA”.

Kremlini ka bërë të ditur gjithashtu se Rusia do t’i përgjigjet transferimit të mundshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk në Ukrainë nga SHBA-ja.

Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha faqes së lajmeve Axios se ai i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump për raketat Tomahaëk gjatë një takimi në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Vetëm disa ditë më vonë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance konfirmoi se Uashingtoni po shqyrton kërkesën dhe se Trumpi do të bënte “përcaktimin përfundimtar” për këtë çështje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme