Rama: 3 fotografë dhe 1 piktor në pritje të rifillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Spanjë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë shumë liderë evropianë, ka publikuar një foto në të cilën ai shfaqet sportive në krah të tre fotografëve.

“3 fotografë dhe 1 piktor në pritje të rifillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Instagram.

Kryeministri Rama është kapur nga aparatet edhe gjatë një bashkëbisedimi spontan me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, homologun britanik, Rishi Sunak, kryeministren italiane, Xhorxhia Meloni, të Holandës Mark Rutte dhe me presidentin francez Emanuel Macron.

Në Granada të Spanjës 47 liderë evropianë dhe të Ballkjanit Perëndimor, janë mblidhur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të trajtojë krizat më emergjene ndërkombëtare sikurse janë: lufta në Ukrainë, situata në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit,  e ardhmja e BE-së, digjitalizimi, tranzicioni i gjelbër i ekonomisë, çështjet e energjisë, etj.

Ky është takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar në tetor 2022 në kryeqytetin çek Pragë me qëllim të nxitjes së dialogut midis vendeve evropiane dhe për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme