Rama: Aksi Qukës-Qafë Plloçë do të zbulojë pjesën tjetër të Shqipërisë magjepsëse

Ekonomi | 5 vite më parë

Në kantierin Qukës – Qafë Plloçë vijojnë punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili shkurton distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit si dhe rrit sigurinë rrugore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky aks i cili kur të hapet do të zbulojë një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse sa i takon turizmit. Rama thekson se ky aks do të hapë perspektiva të reja ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj zone. “MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e Qukës – Qafë Plloçë, ku vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili zbulon një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët e krejt kësaj zone, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama. E gjithë rruga është 43.3 km, ndërsa puna po vijon, ndërsa po shfrytëzohen maksimalisht edhe kushtet e mira klimaterike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme