Rama: Bavaria, porta e Ballkanit Perëndimorë për në Gjermani

Politikë | 4 vite më parë

Shqipëria e sheh Bavarinë si porta e Ballkanit Perëndimor për në Republikën Federale të Gjermanisë. Ky ka qenë vlerësimi i bërë nga kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e landit të Bavarisë, Markus Söder, i cili po zhvillon sot një vizitë në Tiranë.

Në këtë takim, Rama ka nënvizuar se është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve, me theks tek ekonomia, duke marrë shkak se kryeministri bavarez shoqërohej në këtë takim jo vetëm nga disa pjesëtar të kabinetit, por edhe nga disa sipërmarrës gjermanë.

“Kryeministri ka ardhur këtu jo vetëm me pjesën e qeverisë, por edhe me përfaqësues të sipërmarrjes së ekonomisë së Bavarisë, si dhe me dëshirën dhe vendimin për të hapur një zyrë të Bavarisë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë. Të hapet një zyrë për thirthjen e sa më shumë investimeve nga Bavaria, por edhe njohjes më të afërt të sipërmarrjes dhe përfitueshmërisë”- ka theksuar Rama.

 Në këtë takim është folur edhe për hapjen e një shtëpie kulturore të Bavarisë në Tiranë.

Ndërsa kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, në fjalën e tij, është shprehur se do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e BE-së, duke nënvizuar se do të punohet në disa drejtime.

“Kemi të bëjmë me një lidhje historike mes 2 vendeve tona, kur Evropa është më e fortë me Ballkanin Perëndimor. Të bëjmë të mundur që Shqipëria, që ka zhvilluar procese të rëndësishme të reformave, të përshpejtojë ecurinë në BE. Ne ndajmë ndjenjat e vlerësimit dhe kemi shpresë se çfarë do të bëni se do të mbetemi të lidhur me njëri tjetrin, me marrëveshjet e sotme, do të vendosim në aplikim disa marrëveshje për drejtësinë, ekonomisë, teknologjinë, bujqësinë, bëhet fjalë për bashkëveprimin mes parqeve tona kombëtare dhe një pikë tjetër është tema që ka të bëjë me arsimin, do të ngremë një shtëpi bavareze me kulturë bavareze, oferta e sotme mund të ishte fillimi për shumë ide të tjera. Keni mbështetjen tonë në rrugën drejt Evropës”, tha Söder.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme