Rama: Data 22 nëntor, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, do të jetë festë kombëtare

Aktualitet | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama sugjeroi sot që 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare.

Në fjalën e tij në Samitin e Tretë të Diasporës në Tiranë, Rama nënvizoi se “rëndësia e madhe që ka që ne të jemi bashkë dhe ne të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri është, në fakt, diçka e çuditshme, por prapë është forca e një njeriu, e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por i cili pati vizionin që të kërkojë që Dita e Alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.

“Unë mendoj që tani është dita që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh, të jetë një dite feste kombëtare edhe në Shqipëri, dhe patjetër unë besoj që edhe Presidentja e Kosovës do ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet”, u shpreh Rama.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme