Rama: Gati kantieri i aksit Shalë–Tropojë, korridor i ri për Alpet Shqiptare

Kantieri për ndërtimin e rrugës Shalë–Tropojë, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit, është gati të nisë punimet.
Ky aks do të shënojë një lidhje të re mes zonës së Dukagjinit dhe Kurorës së Alpeve Shqiptare, duke hapur një korridor strategjik për banorët dhe vizitorët.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kantieri, duke e cilësuar projektin si një investim me rëndësi kombëtare.
“Një investim i rëndësishëm që do të lidhë zonën e Dukagjinit, nëpërmjet Qafës së Ndërmajës, me Kurorën e Alpeve Shqiptare”-shkruan Rama.
Ky investim pritet të rrisë aksesueshmërinë në një prej destinacioneve më të veçanta të turizmit malor në vend.
Zona e Lumit të Shalës, e njohur për bukuritë natyrore dhe atraksionet turistike, do të bëhet më e arritshme për vizitorët vendas dhe të huaj.
Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe në promovimin e Alpeve Shqiptare si destinacion turistik gjatë gjithë vitit.
Me nisjen e punimeve, rruga Shalë–Tropojë pritet të kthehet në një arterie të re të rëndësishme për turizmin dhe ekonominë e veriut, duke e bërë më të lehtë eksplorimin e Alpeve dhe duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit rajonal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





