Rama i vendosur: Kodin do ta votojmë pas asnjë vonesë! Parlamenti nuk pret asnjë sekondë më tepër!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur vendosmërinë e tij për miratimin e Kodit Zgjedhor, pavarësisht thirrjes për të pritur opinionin e e Komisionit Venecias, të lëshuar edhe nga disa përfaqësues ndërkombëtarë. “Kodin do ta votojmë pas asnjë vonesë! Parlamenti nuk pret asnjë sekondë më tepër! Unë fola edhe privatisht me komisionerin” tha ai duke ju referuar një bisede me komisionerin e zgjerimit të BE Varhelyi, i cili kishte sugjeruar pritej e përgjigjes. “Meta është sot lideri alternativ i një opozite të copëtuar dhe lideri absoluti i një force të degraduar. Ne nuk hyjmë në aventurën e Ilir Metës”, tha zoti Rama duke ju referuar xhestit të presidentit Meta i cili e ktheu në parlament ligjin për Kodin Zgjedhor, ndërsa i kërkoi interpretime Komisionit të Venecias.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




