Rama: Investim i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin strategjik, SHBA-në!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ardhjes së dy helikopterëve të parë “Black Hawk” në vendin tonë.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shkruan se mbetet një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerit strategjik, SHBA-në.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




