Rama: Komitet i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë për biznesin vendas dhe të huaj

Ekonomi | 5 vite më parë

Shumë shpejt do të krijohet Komiteti i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetet sociale, ku ka nënvizuar se ky komitet do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë. Të pranishëm në takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ishin ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori italian Fabrizzio Bucci, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, si dhe përfaqësues nga ambasada gjermane dhe austriake.

‘Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë.’- shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme