Rama: Kurrë nuk kam mbështetur vizatim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës!

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi një lajm të medias austriake,nga “Der Standard” ku në një artikull të datës 27 prill shkruan se kryeministri Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, kanë vizatuar kufijtë Kosovë-Serbi. Kryeministri Rama e cilësoi të rreme lajmin ndërkohë që theksoi se kurrë nuk ka mbështetur ndonjë rishikim kufijsh përgjatë vijave etnike mes Serbisë dhe Kosovës.“derStandardat @webstandardat: Çfarë zhgënjimi të shikosh një gazetë me emër aq të madh të sillet si shpërndarës lajmesh të rreme! Unë nuk jam shprehur kurrë, as për një dokument jozyrtar “non-paper”, as për një hartë dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufijsh përgjatë vijave etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, sqaron zoti Rama në një postim në Twiter.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




