Rama mesazh aktivistëve: Lërini rrotat tek rruga automobilistike e ecni si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë

Uncategorized | 4 muaj më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vizitat e aktivistëve në zonat ku qëndrojnë flamingot, duke u bërë thirrje që të tregojnë më shumë kujdes ndaj habitatit të tyre natyror.

Ai u bëri thirrje vizitorëve që t’i lënë automjetet pranë rrugës dhe të ecin deri në bregdet, duke shmangur dëmtimin e zonës. Rama kritikoi gjithashtu ndotjen e mjedisit, duke përmendur se pas vizitës së djeshme në zonë ishin lënë pas kanoçe birre dhe mbeturina të tjera.

“Mirëmëngjes dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme